Toshkovski ka realizuar takim me përfaqsuesit e KSHPK-së
- Ministri i Punëve të Bendshme, Pançe Toshkovski sot ka mbajtur takim pune me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska dhe përfaqësues të Komisionit.
- Post By Fami Bajrami
- 19:05, 1 mars, 2024
Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Bendshme, Pançe Toshkovski sot ka mbajtur takim pune me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska dhe përfaqësues të Komisionit.
Në takim, siç kumtoi MPB-ja, Dimitrovska i ka prezantuar aktivitetet e deritanishme të Komisionit dhe e ka theksuar obligimin që e kanë konform Kodit zgjedhor në lidhje me publikimin e regjistruar të automjeteve zyrtare të institucioneve shtetërore në ueb faqen e tyre. Në këtë drejtim, ajo ka kërkuar nga MPB-ja që të sigurojë të dhënat e duhura.
Ministri Toshkovski theksoi se bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve duhet të rritet dhe thellohet, andaj në këtë drejtim është e nevojshme, tha, të nënshkruhet një memorandum përkatës. rq/mb/
Foto: MPB-ja