• e mërkurë, 03 korrik 2024

Timço Mucunski - ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme

Timço Mucunski - ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Timço Mucunski, doktor i shkencave juridike i cili do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme në qeverinë e re është i lindur më 29 korrik 1989 në Berovë.

Ai në postin e shefit të diplomacisë vjen nga pozita e kryetarit të Komunës së Aerodromit të cilën e mban që nga viti 2021.

Mucunski ka doktoruar në shkencat juridike në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” në USHCM ku ka diplomuar dhe magjistruar. Ka qenë praktikant nga viti 2009 deri në vitin 2015, më pas asistent dhe nga viti 2019 është zgjedhur për docent në Fakultetin Juridik.

Ka qenë deputet në dy raste në Kuvend - nga viti 2015 deri më 2019 dhe nga 2020 deri më 2021. Nga viti 2015 deri në vitin 2017 ka mbajtur postin e zëvendësministrit për shoqëri informatike dhe administratë.

Ai është autor ose bashkëautor i mbi 20 punimeve shkencore ndërkombëtare dhe vendase. Në rubrikën e botimeve vendase thuhet se është bashkautor i dy teksteve bazë universitare dhe autor i një monografie profesionale.

Mucunski gjithashtu ka marrë pjesë në disa projekte shkencore hulumtuese ndërkombëtare dhe vendore.

Ai e flet shumë mirë gjuhën angleze.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR