• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHGM dënon kërcënimet ndaj gazetarit të Kanal 5, Aleksandar Vidinovski

SHGM dënon kërcënimet ndaj gazetarit të Kanal 5, Aleksandar Vidinovski

Shkup, 2 korrik 2024

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj kolegut të televizionit Kanal 5, Aleksandar Vidinovski dhe kërkon nga institucionet kompetente që të veprojnë për kërcënimin evident për sigurinë e gazetarit. 

Konkretisht, në profilin e tij në Facebook ku ka shpërndarë një reportazh televiziv nga Prespa e Vogël, Republika e Shqipërisë për pozitën e maqedonasve dhe rezultatet e regjistrimit, gazetari Vidinovski ka marrë kërcënime serioze nga personi Viktor Stojanov, të cilit i është ndaluar hyrja në Maqedoni për një kohë të pacaktuar për shkak të veprimeve të drejtuara kundër shtetit maqedonas. Ai e ka akuzuar Vidinovskin se ka gënjyer dhe e ka kërcënuar me burgim. 

Theksojmë se kërcënime të tilla të drejtpërdrejta paraqesin presion mbi lirinë e shprehjes dhe mund të shkaktojnë frikë tek gazetarët dhe punonjësit e medias dhe të kërcënojnë sigurinë e tyre duke nxitur dhunë. Kujtojmë se sipas Kodit Penal, kushdo që nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë në publik ndaj një personi ose grupi bën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në dhjetë vjet. 

 Gjithashtu theksojmë se këto kërcënime janë vepra penale për të cilat ekziston praktikë pozitive gjyqësore dhe për çka SHGM në vitin 2020 ka fituar një rast gjyqësor në Gjykatën Themelore Penale për kërcënime ndaj gazetarëve të publikuar në rrjetet sociale.

 

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR