Mickoski: Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër do të përfundojë sipas planit me financim vendor
- Kryeministri Hristian Mickoski është i kënaqur me dinamikën e ndërtimit të segmentit të autostradave në Korridorin 8 dhe Korridorin 10D, dhe paralajmëron se me financimin e siguruar nga bankat vendase për përfundimin e autostradës Kërçovë–Ohër, ky segment do të bëhet funksional.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:41, 9 prill, 2026
Shkup, 9 prill 2026 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski është i kënaqur me dinamikën e ndërtimit të segmentit të autostradave në Korridorin 8 dhe Korridorin 10D, dhe paralajmëron se me financimin e siguruar nga bankat vendase për përfundimin e autostradës Kërçovë–Ohër, ky segment do të bëhet funksional.
"Të gjitha segmentet e Korridorit 8 po zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar. Aktualisht po punohet në galeritë. Kishim një vështirësi të vogël, duhet ta pranoj, veçanërisht në pjesën e sigurimit të mjeteve për përfundimin e segmentit Kërçovë-Ohër, sepse e dini që kredinë që e merrnim nga banka kineze ‘Eksim’, nuk e marrim më, ka ndaluar. Por, shpejt u riorganizuam dhe ai problem u tejkalua. Është formuar një sindikat nga bankat vendore me kushte jashtëzakonisht, do të thoja, të favorshme. Dhe praktikisht ato banka vendore do ta përfundojnë financimin dhe kjo do të jetë e fundit. Me këtë tashmë përfundimisht ai segment do të jetë funksional", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Strugë.
Po ashtu, shtoi kryeministri, po avancon edhe segmenti Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan, ndërsa më në fund është dorëzuar raporti te huadhënësit për segmentin Bukojçan deri tek nyja me Kërçovën, praktikisht në segmentin e autostradës, Kërçovë-Ohër. Kështu që në atë pjesë jam jashtëzakonisht i kënaqur. Po ashtu në mënyrë mjaft solide, do të thoja sipas dinamikës, po avancon realizimi i segmentit Prilep-Manastir i cili është pjesë e Korridorit 10D, deklaroi kryeministri. qa/
Foto: MIA