• e enjte, 26 dhjetor 2024

QMK: Drunj të rënë, çati të dëmtuara pas erës së fuqishme në Shkup

QMK: Drunj të rënë, çati të dëmtuara pas erës së fuqishme në Shkup

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) vazhdojnë të evidentohen raportime për rrezik nga shkulja e çative dhe drunjve, pas erës së fuqishme në kryeqytetin e shtetit. 

"Është pranuar raportim lidhur me tri çati nga objekte të depove në fabrikën 'Sllavia', të vendosura në rrugën 'Zhil Vern' në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, për të cilët ekziston rrezik që të shkulen. Për momentin nuk ka dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar", sqarojnë nga QMK.

Ishte raportuar edhe se ka një shtyllë të "EVN" në Lisiçe të Epërme, e cila lëkundet, për çka qytetarët frikësohen që të mos bie. Druri i rënë ka bllokuar edhe një trotuar, në shkollën 'Georgi Dimitrov'. Ka pasur raportim lidhur me kabllo të rëna të cila nxirnin flakë mbi një shtëpi në rrugën "Todor Çangov". Drunj të rënë ishin raportuar edhe në bulevardin "ASNOM", në rrugën "Partenij Zografski", në bulevardin "Nëna Terezë" te Kardiologjia. 

Nga QMK informojnë se ka një llamarinë të shkëputur të një çatie, në rrezik për të rënë, në rrugën "Orce Nikollov", dhe një llamarinë e shkëputur në objektin e "Bankës Komerciale" të vjetër. 

"Në rrugën 'Vasil Gjorgov' ka raportim për drunj të rënë dhe kabllo të tërhequra nga shtyllat. Informacione ka edhe për një shtyllë të rrëzuar me kabllo të ndezur, por për momentin nuk ka rrezik zjarri dhe as pengesa në qarkullim në komunën e Petrovecit. Pas shkollës ekonomike 'Vasil Antevski Dren' gjendet një dru që në çdo moment mund të shkulet dhe të bjerë. Në atë zonë ka rrezik për kalimtarët dhe mjetet që lëvizin. Është pranuar raportim për degët e rrëzuara të drunjve që paraqesin rrezik për trafik. Ato ndodhen në 'Vidoe Smilevski Bato', qendra tregtare sportive 'Lisa', sipas QMK-së, për momentin nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. fc/

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR