• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Radev: Udhëheqja shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka njohuri për të drejtën ndërkombëtare

Radev: Udhëheqja shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka njohuri për të drejtën ndërkombëtare

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Udhëheqja shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e qartë se nuk është gati. Njohja e së drejtës ndërkombëtare është e nevojshme, e cila është e qartë se mungon. Kur nënshkruhet një marrëveshje ndërkombëtare, ajo duhet të përmbushet nga të gjitha qeveritë e ardhshme, jo të rishikohet, tha presidenti bullgar Rumen Radev, duke komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili theksoi se Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë mund të rinegociohet. Këtë deklaratë Radev e bëri pas një brifingu me mediat bullgare në Athinë, pas takimit me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis, njoftoi BTA.

Mickoski dje deklaroi se Marrëveshja e Prespës është realitet dhe pjesë e rendit kushtetues dhe juridik të vendit, ndërsa Marrëveshja për fqinjësi të mirë tashmë është rinegociuar, me plotësimin e të a.q. "propozimin francez", nga i cili rrjedhin ndryshimet kushtetuese, për çka, siç tha, nuk sheh arsye që asaj mos t'i shtohet ndonjë propozim tjetër, që do të përfshijë kërkesat e popullit maqedonas.

Sipas Radevit, "autoritetet në Shkup nuk kanë njohuri për ligjin kushtetues".

"Modeli i Kushtetutës bullgare dhe ai i Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shumë të ndryshëm - i tyre mbron të drejtat kolektive, ndërsa modeli i Kushtetutës sonë respekton të drejtat individuale. Natyrisht, ata nuk kanë njohuri për legjislacionin evropian, se kur ka konkluzione të Këshillit, të miratuara me konsensus, ato nuk janë objekt i negociatave, por duhet të përmbushen", tha Radev.

Ai vlerësoi se “udhëheqja shtetëtore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shumë për të mësuar”, duke shtuar se “janë të gatshëm të ndihmojnë dhe gjithmonë e kanë ndihmuar Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane”.

Mickoski ndër të tjera në deklaratën e djeshme për media tha se nuk mund të udhëhiqen politika të standardeve të dyfishta dhe se nëse kërkohet ndryshim i Kushtetutës për disa qindra bashkëqytetarë tanë, të cilët deklarohen si bullgarë, atëherë duhet të merren parasysh edhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari.

"Ne nuk mund të udhëheqim politikë të standardeve të dyfishta, nëse kërkojmë ndryshim të Kushtetutës në Maqedoni për disa qindra bashkëqytetarë tanë, të cilët thonë se janë pjesë e komunitetit bullgar, atëherë duhet të shohim se çfarë do të ndodh me ata qytetarë tek fqiu jonë lindor, të cilët thonë se janë pjesë e komunitetit maqedonas. Duhet të pyesim veten pse duan të jenë pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë, nëse u kërcënohen të drejtat e njeriut dikujt. Nëse po, atëherë duhet të shohim në Evropë, cili është ai institucion përgjegjës për marrjen e vendimit, të drejtat e kujt të njeriut janë shkelur apo jo. Ajo është Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut dhe nëse shikoni situatën sot ose të shprehem me sportivitet, do të shihni rezultatin 14:0, gjegjësisht kemi 14 aktgjykime për komunitetin maqedonas në Bullgari, të drejtat e të cilëve janë shkelur ose rrezikuar dhe zero të komunitetit bullgar në Maqedoni. Pra duhet të kemi një politikë që nuk bazohet në standarde të dyfishta. Një politikë të tillë po e ndjek kjo qeveri e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe përderisa unë jam kryetar, nuk kam ndërmend të bëjë politikë të standardeve të dyfishta", tha Mickoski.

Ai gjithashtu i cilësoi si të çuditshme deklaratat, të cilët vijnë nga Sofja zyrtare, posaçërisht nga presidenti Radev, i cili, siç tha, bëri deklarata të cilët më shumë i përshtaten mesjetës se sa shekullit të 21-të. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR