• e enjte, 04 korrik 2024

Tetë persona janë vrarë në sulmin rus në Çernigov, një dron ukrainas rrëzohet afër Moskës

Tetë persona janë vrarë në sulmin rus në Çernigov, një dron ukrainas rrëzohet afër Moskës

Kiev, 17 prill 2024 (MIA) - Në shpërthimin e tre raketave ruse që sot kanë goditur ndërtesën e banimit tetë katëshe në kryeqytetin Çernigov në veri të Ukrainës, janë vrarë të paktën tetë persona, ndërsa 18 janë lënduar, kumtoi kryebashkiaku Oleksandar Lomako. 

Çernigov ndodhet në afërsi të trekëndëshit të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë, në rreth 150 kilometra nga kryeqyteti i Kievit.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kumtoi se një dron është rrëzuar mbi rajonin e Mordovisë, përafërsisht 350 kilometra në lindje të Moskës. Kjo është 700 kilometra prej kufirit ukrainas. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR