• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kanadaja për herë të parë ka komandante supreme një grua

Kanadaja për herë të parë ka komandante supreme një grua

Otavë, 3 korrik 2024 (MIA) - Kanadaja sot emëroi një grua për komandante të saj të parë ushtarake, duke zbatuar politikën e kryeministrit  Xhastin Trudo për tërheqjen e grave në sa më shumë poste të larta udhëheqëse në vend.

Gjenaral kolonelja Xheni Karinjan do të ndërmerr funksionin shefe e Shtatëmadhorisë më 18 korrik, ndërsa tani ka për detyrë të çrrënjos seksizmin dhe sjelljen e keqe në ushtri.

Ajo arrin në krye të ushtrisë në një kohë kur Kanadaja është nën presion të aleatëve për të rritur buxhetin e saj ushtarak. rq/bsh/

Foto: "X"

QËNDRONI TË LIDHUR