• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

 
Gazë, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës mbrëmë vonë, kumtuan persona mjekësor lokal. Pesë persona kanë vdekur, ndërsa 20 janë plagosur në një sulm izraelit në një ndërtesë banimi në lagjen Zejtun në qytetin Gazë, kumtuan persona mjekësor. 

Në një sulm tjetër, pesë gazetarë janë vrarë kur furgoni i tyre u godit në zonën e spitalit Al Avda. Gazetarët punonin për televizionin Al Kuds Al Jum, të lidhur me Hamasin. Mediat palestineze dhe reporterët lokalë thanë se furgoni kishte shenja për për mjet mediatik transportues dhe e përdornin gazetarë që e mbulojnë situatën në spitalin dhe kampin e refugjatëve Nusejrat. 

Grupi islamik palestinez Hamas dhe Izraeli dje shkëmbyen akuza për dështimin e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje armëpushimi pavarësisht përparimit të bërë ditët e fundit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR