Rreth 18.000 sirianë u kthyen në vend pas rrëzimit të Asadit
- Rreth 18.000 sirianë braktisën Jordanin për t'u kthyer në vendin e tyre pas rrëzimit të presidentit sirian Bashar al Asad më 8 dhjetor, njoftuan sot autoritetet e Jordanisë.
- Post By Sara Ademi
- 20:30, 26 dhjetor, 2024
Aman, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Rreth 18.000 sirianë braktisën Jordanin për t'u kthyer në vendin e tyre pas rrëzimit të presidentit sirian Bashar al Asad më 8 dhjetor, njoftuan sot autoritetet e Jordanisë.
"Rreth 18.000 sirianë u kthyen në vendin e tyre pas rrëzimit të regjimit të Bashar al Asadit më 8 dhjetor të vitit 2024 deri më sot", deklaroi ministri jordanez i Punëve të Brendshme Mazen al Faraja për televizionin shtetëror Al Mamlaka.
Mes tyre, 2.300 refugjatë janë regjistruar në KB, shtoi ai.
Jordania, e cila ndan 375 kilometra kufi me fqiun e saj, pranoi rreth 680.000 refugjatë sirianë të regjistruar në Komesariatin e Lartë të KB-së për refugjatë.
Mrgjithatë, autoritetet jordaneze njoftuan se kanë pranuar rreth 1,3 milionë persona të zhvendosur nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s