• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden kërkoi nga Pentagoni të vazhdojë me dërgesat e veta aktive të armës për Ukrainën

Bajden kërkoi nga Pentagoni të vazhdojë me dërgesat e veta aktive të armës për Ukrainën

Uashington, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden kërkoi nga Pentagoni të vazhdojë me dërgesat e tij aktive të armës për Ukrainën dhe e dënoi sulmin rus ndaj qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës  energjetike në Krishtilindje.

"Qëllimi i këtij sulmi të turpshëm ishte të ndërpritet qasja e popullit ukrainas deri te ngrohja dhe energjia elektrike gjatë dimrit dhe të rrezikohet siguria e rrjetit", njoftoi Bajden në deklaratë.

Kievi kumtoi se të mërkurën Rusia ka sulmuar objekte energjetike ukrainase dhe disa qytete me raketa dhe dronë.

Prej se Moska filloi me sulmet ndaj Ukrainës në vitin 2022, Uashingtoni deri tani i ka siguruar Ukrainës ndihmë me vlerë 175 miliardë dollarë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR