• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogani dhe Putini biseduan për projekte strategjike dhe qëllime tregtare

Erdogani dhe Putini biseduan për projekte strategjike dhe qëllime tregtare

Astana, 3 korrik 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan sot që të bisedojnë për çështjet dypalëshe dhe globale në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, në margjinat e Samitit të 24-t të shefave të Shteteve të Organizatës për Bashkëpunim në Shangai, informojnë mediat turke.

"Me Rusinë biseduam edhe për centralin bërthamor në Sinop. Besoj se do të ndërmarrim hapa seriozë në këtë kuptim", tha Erdogani, duke menduar në ndërtimin e planifikuar të centralit në rajonin e Detit të Zi në Turqi.

Ai do të jetë centrali i dytë bërthamor në Turqi, bashkë me Akuja në Mersin në jug të Turqisë, dhe i dyti i ndërtuar në partneritet me Moskën. 

"Qëllimi ynë është që të arrijmë vëllim të bashkëpunimit tregtar në vlerë prej 100 miliardë dollarë ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, tashmë kemi potencial për këtë", tha presidenti turk.

Putini në takimin me Erdoganin tha se edhe krahas të gjitha vështirësive në botë, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë po përparojnë hap pas hapi. 

Ai e theksoi progresin në "projektet strategjike" të tyre dhe numrat rekord në turizëm, me 6,7 milionë turistë rusë të cilët e vizituan Turqinë vitin e kaluar. 

Në takimin në Astana, Erdogani e ftoi Putinin që ta vizitojë Turqinë, ndërsa presidenti rus deklaroi se vizitë në Ankara gjithsesi do të ketë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR