• e enjte, 26 dhjetor 2024

TAV Maqedoni: I punësuari i ynë nuk tentoi t'ia marrë celularin presidentes së Kosovës

TAV Maqedoni: I punësuari i ynë nuk tentoi t'ia marrë celularin presidentes së Kosovës

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Operatori i Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit TAV Maqedoni kategorikisht i hedh posht informatat se i punësuari i tyre nga reparti i sigurimit ka tentuar t'ia marrë celularin presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë kontrollit të djeshëm në VIP-sallonin e Aeroportit ndërkombëtar Shkup.

"Telefoni iu kërkua me qëllim që t'i nënshtrohet skriningut obligativ të sigurisë përmes aparatit pëlr rentgen. Në pajtim me Dokumentin 30 (doc.30) të ESAS dhe Porgramit kombëtar pr siguri të aviacionit civil, të gjitha udhëtarët, bagazhi i kabinës dhe sendet e tyre personale, me të cilët udhëtojnë në fluturim komercial, janë lëndë e kontrollit të sigurisë.Nëse nuk harmonizohemi me këto rregulla, piloti i fluturimit do ta refuzojë hyrjen në aeroplan të udhëtarit", njoftojnë nga TAV Maqedoni.

Prej aty njoftojnë se "Konventa e Vjenës për marrëdhëlnie diplomatike i liron nga kontrolli vetëm mysafirët zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa operatori i aeroportit merr njoftim zyrtar për përjashtimet e tilla nga Ministria e Punëve të Brendshme".

Mbrëmë MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut kumtoi se sigurimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi "u është kërcënuar të punësuarve në TAV, të cilët kanë kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ta lë celularin që të kalojë në skener kur ka kaluar në kontrollin kufitar në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit".

Siç njoftoi MPB, "dje rreth orës 10 derisa presidentja e Kosovës ka kaluar në kontroll kufitar, në momentin kur u kërkua ta lë celularin që të kalojë në skener, një person i sigurimit të saj e ka tërhequr të punësuarin në TAV, me qëllim që të kalojë pa telefon të skenuar dhe bagazh dore". Por pastaj, thuhet në kumtesë, megjithatë, bagazhi është kthyer dhe ka kaluar në skener.

"Pas gjysmë ore, ka ardhur një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit (nëpunës policor) me edhe dy persona (nëpunës policorë) dhe ka filluar të kanoset ndaj të punësuarve në TAV dhe të kërkojë se kush i ka bë problem presidentes. Me këtë rast, ai ka shtyrë edhe një nëpunhës policor të punësuar në vendkalimin kufitar", njoftoi MPJ.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, megjithatë, ka shprehur shqetësim për shkak të incidentit të mbrëmshëm që i ka ndodhur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, për të cilin thotë se ka filluar të grumbullojë informata për rastin, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Duke e quajtur jodinjitoze sjelljen e sigurimit të aeroportit ndaj Osmanit, MPJ-ja e Kosovës në kumteësn e sotme njofton se ka kërkuar sqarime shtesë lidhur me incidentin nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut.

"Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë më tutje njofton se përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme do të mbajë opinionin të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë", thuhet në kumtesën e MPJ-së së Kosovës.

Nga Kabineti i Osmanit mbrëmë njoftuan se sigurimi në aeroportin e Shkupit ka tentuar t'ia marrë celularin presidentes, që është sjellje në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR