• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari në takime me qytetarët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit: Ndryshimet janë të dukshme dhe më nuk bëhet fjalë se kush do të jetë qeveria e ardhshme

Taravari në takime me qytetarët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit: Ndryshimet janë të dukshme dhe më nuk bëhet fjalë se kush do të jetë qeveria e ardhshme

Shkup, 12 prill 2024 (MIA) - Kandidati për president nga Koalicioni "Vlen", Arben Taravari, në kuadër të fushatës parazgjedhore sot realizoi takime me qytetarë, si dhe disa vizita në bizneset e vogla të vendosura në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

"Ne si Koalicion “Vlen”, përkatësisht si opozitë shqiptare, i premtojmë popullit se këtu do të ketë një investim, sepse mendoj se Çarshia e Shkupit është lënë mënjanë, ndërsa meriton shumë më tepër", tha Taravari. 

Taravari e vlerësoi si korrekte fushatën e mëparshme zgjedhore, duke theksuar se Koalicioni "Vlen" po zhvillon një fushatë pozitive dhe po ndjek me vëmendje kandidatët e tjerë për president.

E vetmja vërejtje, thotë Taravari, është presioni që ushtrohet ndaj punonjësve të administratës nga drejtorët dhe drejtuesit e tyre, por siç tha ai, ndryshimet në bllokun shqiptar janë të dukshme.

"Deri tani fushata ka qenë korrekte, përveç disa presioneve që drejtorët dhe drejtuesit kanë ushtruar ndaj punonjësve të administratës që na shkruajnë çdo ditë. Ndryshimet janë të dukshme dhe nuk bëhet fjalë më se kush do të jetë qeveria e ardhshme. Shpresoj që kjo periudhë të kalojë sa më shpejt dhe më 9 maj, në ditën e Evropës, të kemi një qeveri të re me përbërje të re", tha Taravari.

Thotë se atmosfera në bllokun shqiptar është e ngjashme me atë të vitit 2016 në bllokun maqedonas.

"Ne kemi filluar shumë herët, që nga 3 shkurti jemi në parafushatë dhe nuk jemi të lodhur, sepse njerëzit na japin energji pozitive. Një energji e tillë pozitive më kujton se si ishte me bllokun maqedonas në vitin 2016, tani është edhe me bllokun shqiptar. Ka shumë entuziazëm dhe eufori", thotë Taravari. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR