• e martë, 24 dhjetor 2024

Taravari: Arbën Xhaferi një prej politikanëve më të spikatur në trojet shqiptare

Taravari: Arbën Xhaferi një prej politikanëve më të spikatur në trojet shqiptare

Shkup, 17 nëntor 2024 (MIA)- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njëherësh edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, ka qenë mysafir në emisionin më të shikuar në rajon, Oxygen me Besim Dinën, i cili mes tjerash tregon krenarinë dhe fatin e tij që ka qenë njëri nga mjekët personal që është kujdesur për shëndetin e filozofit në politikbërjen e rajonit, Arbën Xhaferit.

“Kam pasur mundësinë dhe fatin që të jem njëri nga mjekët e Arbën Xhaferit, mjek personal. Isha njeriu që më kontaktonte më së shpeshti, pasi fusha e tema e studimit të masterit e doktoratës time kishin të bëjnë me Parkinsonin, sëmundje nga e cila vuante edhe i ndjeri Xhaferi, por që ndërroi jetë prej Aneurizmes”, tha Taravari.

Ai vazhdoi tutje të flas për figurën e Xhaferit duke thurë lavde e fjalë të mëdha për personalitetin e Arbër Xhaferit.

“Një figurë e jashtëzakonshme, personalitet i paparë, autoriteti i tij ka qenë rajonal. I lindur në Tetovë por pjesën më të madhe të kohës e kishte kaluar në Kosovë, me çka bënte shaka më thoshte Beni kur po kaloj në Kosovë dridhjet e Parkinsonit po ndalen”, rrëfeu Taravari.

Ai foli gjithashtu për familjen e Arbër Xhaferit duke i cilësuar si familje shqiptare në shtëpinë e të cilëve bëheshin politikat madhore në interes të shqiptarëve. Pra, Arbër Xhaferi sipas Taravarit ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Maqedoninë e Veriut edhe pse në zemër e kishte Kosovën.

 

QËNDRONI TË LIDHUR