• e premte, 08 nëntor 2024

Takimi Mexhiti-Miljaniq: Ngritja e partneritetit dhe rrugëtimi drejt integrimit evropian

Takimi Mexhiti-Miljaniq: Ngritja e partneritetit dhe rrugëtimi drejt integrimit evropian

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) -  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i mjedist jetësor dhe planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim ambasadorin e Malit të Zi , Zoran Miljaniq, me të cilin biseduan për mundësitë për zhvillimin ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, informojnë nga MMJPH.

Ambasadori Millaniq e vlerësoi këtë takim si mundësi të shkëlqyer për të theksuar rëndësinë e marrëdhënieve tona dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

"Ata diskutuan për mundësitë për zhvillimin ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. U theksua  nevoja për të identifikuar projekte të përbashkëta që do të nxisin investimet dhe do të kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme të ekonomive mes dy shteteve. Mexhiti dhe Millaniq u pajtuan që sektorët si turizmi, energjia dhe bujqësia ofrojnë potencial të madh për bashkëpunim", thonë nga Ministria. 

Nga aty shtojnë se një tjetër pikë e rëndësishme ishte rrugëtimi i përbashkët drejt Bashkimit Evropian. Të dy vendet janë të angazhuar për të përmbushur kriteret e nevojshme dhe për të avancuar proceset reformuese. Bashkëpunimi ynë do të jetë kyç për arritjen e këtij qëllimi të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Mexhiti shprehu angazhimin e tij dhe të institucioneve  për të forcuar marrëdhëniet me Malin e Zi dhe për të punuar së bashku drejt një të ardhmeje të suksesshme në Evropë. fc/

Fotografia: MMJPH

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR