• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MM: Modernizimi i Armatës po rrjedhë në përputhje me planet, përgatitje për pranim të automjeteve të para blinduese të llojit Stryker

MM: Modernizimi i Armatës po rrjedhë në përputhje me planet, përgatitje për pranim të automjeteve të para blinduese të llojit Stryker

Shkup, 8 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec mori pjesë në brifingun në të cilin u prezantua procesi për vendosje në përdorim operativ të automjeteve të lehta blinduese "Tryker" në kuadër të Armatës.

Në brifing, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, morën pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Angela Ageler dhe drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski.

"Furnizimi me këto automjete blinduese është në suaza të procesit për modernizim të Armatës dhe në pajtim me planet automjetet e para të këtij lloji duhet të arrijnë në shtetin tonë vitin e ardhshëm", informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Këtij brifingu i parapriu punëtoria njëjavore e përbashkët e pjesëtarëve të Armatës me Institutin për menaxhim të sigurt, Gardës nacionale nga Vermonti dhe Brigadës së katërt nga SHBA-ja për asistim në siguri. ab/

Fotо: Ministria e Mbrojtjes

 

QËNDRONI TË LIDHUR