• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë Fetai ka njoftuar se në emalin zyrtar ka marrë një mesazh me kërcënim me jetë

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë Fetai ka njoftuar se në emalin zyrtar ka marrë një mesazh me kërcënim me jetë

Shkup, 8 nëntor 2024 (MIA) -  Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë Arben Fetai ka bërë të ditur se në emailin zyrtar ka marrë një mesazh me kërcënim me jetë.

 "Nga kryeqendra evropiane, Brukseli, ndjehem i detyruar të reagoj për një kërcënim me jetë që kam pranuar në emailin tim zyrtar. Ky kërcënim erdhi pas deklaratës time të djeshme për mënjanimin e përkufizimit "20 për qind" për gjuhën shqipe. Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj këtij kërcënimi. E kam njoftuar personalisht ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke kërkuar veprim dhe rritje të masave të sigurisë sime personale", ka poblikuar Fetai në Profilin e tij në Fejsbuk. 

 

Kërcënuesit dhe ekstremistët, thekson Fetai,  duhet të marrin përgjigjen e merituar: dënim me burg sipas ligjeve në fuqi.

Foto: Arkivi i MIA-s/printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR