• e martë, 02 korrik 2024

Takimi i Gashit me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore

Takimi i Gashit me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi realizoi takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. 

"Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, si dhe ndryshimi i një pjese të rregullores ligjore ekzistuese. Ndër të tjera një nga kërkesat e tyre ishte konsultimi i ndërsjellë para miratimit të propozim-ligjeve që janë në interes të tyre", informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit.

Kuvendin, theksoi ai, mund ta konsideroni si aleatin tuaj më të fortë, dhe shtoi se e keni mbështetjen e tij të plotë.

Në fund të takimit bashkëbiseduesit u pajtuan se është e nevojshme të intensifikohet dhe thellohet bashkëpunimi në të ardhmen. fc/

Fotografia: Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR