• e enjte, 15 gusht 2024

Takime të ndara të ministrit Mucunski me ambasadorët e Holandës dhe të Spanjës, Jan Kop dhe Soriano Ortiz

Takime të ndara të ministrit Mucunski me ambasadorët e Holandës dhe të Spanjës, Jan Kop dhe Soriano Ortiz

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisës ë Jashtme, Timço Mucunski ka realizuar takim lamtumirës me ambasadorët e Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop, si dhe takim me ambasadorin e sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano ortiz, ku i ka pranuar kopjet e letrave kredenciale, njoftoi Ministria.

Në takim me ambasadorin holandez, ministri Mucunski ka shprehur mirënjohje për angazhimin konstruktiv të ambasadorit në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve tona gjatë mandatit të tij.

Ministri theksoi se me Mbretërinë e Holandës kultivojmë tradicionalisht raporte jashtëzakonisht të afërta, me dialog intensiv politik dhe bashkëpunim të gjerë sektorial. Njëherit, ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen holandeze në ndërtimin e kapaciteteve tona demokratike dhe angazhimet për promovimin e shoqërisë së lirë dhe ekonomisë së lirë tregtare.

Në takimin e ndarë me ambasadorin e sapoemëruar të Spanjës, Soriano Ortiz, ministri Mucunski i uroi atij mision të suksesshëm diplomatik, duke shprehur kënaqësinë për dialogun politik dinamik dhe të vazhdueshëm të deritanishëm, si dhe angazhimet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve

Në të njëjtën kohë, ministri e falënderoi për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme spanjolle për integrimin tonë në BE, si dhe e theksoi përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar rrugën evropiane, përmes zbatimit të reformave të rëndësishme në vend dhe veprimit të përgjegjshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. mb/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR