• e shtunë, 17 gusht 2024

QMK: Deri në orën 19 rreth 37 zjarre në ambient të hapur, 14 janë aktive

QMK: Deri në orën 19 rreth 37 zjarre në ambient të hapur, 14 janë aktive

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Deri në orën 19 në territorin e vendit ka pasur gjithsej 37 zjarre në ambiente të hapura, për momentin 14 janë aktive, pesë janë vënë nën kontroll dhe 18 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarre aktive ka në territorin e Komunës së Makedonski Brodit në afërsi të Jasenit - Belicë, ku digjen pyje me pisha, në Komunën e Koçanit dhe Komunën e Mekedonska Kamenicës në afërsi të fshatrave Presekë dhe Cera, ku intervenojnë dy helikopterë - Mi171 i MPB-së dhe një nga Sllovenia, 16 persona nga NjTKZ, 3 nga SHVKZ, 9 nga PK, 10 nga popullata vendase. Në Komunën e Resnjës zjarri afër Galiçicës po përhapet në drejtim të majës Magaro në drejtim të fshatrave Leskoec dhe Stenjë të komunës së Resnjës, ndërsa në territorin e Ohrit në perëndim drejt fshatit Vojtinë dhe në veri drejt një shtëpie malore ku digjet bimësi me kërcell të ulët, në Komunën e Dollnenit zjarri është në afërsi të fshatit Debresht si dhe në fshatin Krapë, Komuna e Makedonski Brodit ku digjet pylli i degraduar me kërcell të ulët.

Në komunën e Kërçovës zjarri në fshatin Pateec - fshati Koziçino është përhapur në fshatin Krushje e Epërme, Komuna e Makedonski Brodit ku digjen pyje të pishës dhe ahut, në komunën e Kërçovës zjarr ka në fshatin Zajaz - fshati Strogomishtë e Epërme, ku digjet pyll i përzier, në komunën e Mavrovë- Rostushës afër fshatit Vërben ku digjet bar i thatë, në komunën e Novacit zjarr ka afër fshatit Pollog - Bërnik, Iveni, Rapesh ku digjet bimësi e ulët, pyll i degraduar, në Komunën e Novacit zjarr ka rënë afër fshatit Ostrec ku digjet pyll i dendur.

Poashtu, zjarre aktive ka edhe në Komunën e Pllasnicës afër fshatrave Pllasnicë - Latovë, Makedonski Brod ku digjet bimësi me kërcell të ulët, në Komunën e Makedonski Brodit afër fshatit Greshnicë ku digjet pyll i përzier, në komunën e Dollnenit zjarr ka në fshatin Pletvar ku dhe digjet bar i thatë, në Komunën e Probishtipit: zjarr ka rënë edhe në afërsi të fshatit Ratkovicë në drejtim të Ponikvës ku digjet pyll i përzier dhe në Komunën e Kumanovës në afërsi të fshatit Kuçkarevë, ku digjet bar i thatë...

Foto: arkivi i MIA-s

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR