• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është gjetur një person i vdekur në qendrën sportive - rekreative në Saraj

Është gjetur një person i vdekur në qendrën sportive - rekreative në Saraj

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Një 43-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmë nga policia në qendrën sportive ekreative Saraj afër Shkupit, kumtoi MPB.

"Sot (14.08.2024) rreth orës 01:20 minuta në Qendrën Sportive dhe Rekreative Saraj, zyrtarë policorë nga SPB Shkupi kanë gjetur të ndjerin I.XH (43) nga Shkupi, theksojnë nga ga MPB.

Një mjek nga Ndihma urgjente mjekësore e ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR