• e hënë, 22 korrik 2024

Takim Osmani - Rama në Uashington

Takim Osmani - Rama në Uashington

Uashington, 10 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Uashington, në margjina të samitit të NATO-s u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në takim, siç njofton Kabineti i presidentes së Kosovës, të dy liderët diskutuan lidhur me rëndësinë e ecjes përpara në rrugën euroatlantike të Kosovës, e në veçanti për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, aleancë kjo jetike për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë e më gjerë. 

Osmani theksoi se ky takim shërben për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR