• e enjte, 26 dhjetor 2024

Starmer: Trashëgimia e Bajdenit do të shtrihet shumë larg SHBA-së

Starmer: Trashëgimia e Bajdenit do të shtrihet shumë larg SHBA-së

 Londër, 22 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmeri ka nderuar presidentin amerikan Xhoa Bajdenin, i cili ka vendosur të tërhiqet nga gara presidenciale, duke thënë se trashëgimia e tij do të shtrihet larg SHBA-së.

 "Një mik i vërtetë i lëvizjes punëtore, mandati i tij do të lërë një trashëgimi që shtrihet shumë larg  Amerikës dhe shprehet në lirinë dhe sigurinë e këtij kontinenti dhe, mbi të gjitha, natyrisht, në vendosmërinë tonë të palëkundur për të mbështetur popullin e Ukrainës"; tha Starmeri para Parlamentit britanik për samitin e fundit të NATO-s.

 "Ajo e lë aleancën e NATO-s më të fortë se sa ka qenë për dekada", shtoi kryeministri britanik.

 Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR