• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gazetarja e REL, Alsa Kurmasheva në Rusi u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg

Gazetarja e REL, Alsa Kurmasheva në Rusi u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg

Kazan, 22 korrik 2024 (MIA) - Gjykata në Rusi e dënoi gazetaren e Radio Evropës së Lirë (REL), Alsa Kurmasheva me gjashtë vite e gjysmë burg prë shkak të përhapjes së informatave të rrejshme për armatën ruse, kumtuan sot përfaqësues të gjykatës.

Gjykimi ishte i fshehtë.

Aktvendimi u soll në qytetin Kazan të premten, ditën e njejtë kur gazetari u Uollstrit zhurnal, Evan Gershkoviç u dënua me 16 vite burg për spiunazh në Ekaterinburg.

"Kurmasheva është dënuar për përhapje të lajmeve të rrejshme për armatën ruse", ceket në kumtesën e gjykatës supreme të provincës ruse Tatarstan.

Drejtori i REL, Stiven Kapus sot deklaroi se aktvendimi kundër Kurmashevës është "përqeshje e drejtësisë" dhe se aktvendimi i vetëm i drejtë është ai lirues.

"Është koha e fundit kjo shtetase ameirkane, kolege e jona e dashur, të kthehert tek familja e saj", tha Kapus. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR