• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama: Shqipëria në Çmimin e madh të orëve në vitin 2024 në Gjenevë

Rama: Shqipëria në Çmimin e madh të orëve në vitin 2024 në Gjenevë

Tiranë, 22 korrik 2024 (MIA) - Shqipëria është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë të Zvicrës, përkatësisht në "Oskarin" botëror të orëve, me një punim të Argjendari "Pirros" , kumtoi kryeministri Edi Rama.

Ai në rrjetet sociale e ndau këtë kryevepër të argjendarisë "Pirros" me motive shqiptare.

"Një orë me një fushë prej 1500 pllakëzash mikroskopike në gur të kuq nga Murano, mbi të cilën janë vendosur 12 valltarë shqiptarë nga 0.9 mm, punuar me dorë në ar të verdhë 18 karatësh, e cila është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve, ku falë argjendarit tonë gjenial hyn për herë të parë edhe Shqipëria", tha Rama.

Ngjarja, organizuar nga ana e organizatës zvicerane Grand Prix d'Horlogerie de Genève, çdo vit i shpërblen orët më të mira në botë. Ajo i ofron mundësi komunitetit ndërkombëtar t'i ndjekë trendet më të reja dhe inovacionet në përpunimin e orëve, me qëllim të njohjes dhe senrëtimit të krijimeve të cilësisë së lartë, kultivimin e artit të bërjes së orëve dhe promovimin e kësaj industrie në nivel global. 

Çmimi në kategorinë për kronografi e respekton trashëgiminë e jashtëzakonshme të prodhimit të fabrikës Minerva, të themeluar në vitin 1858, e cila është e njohur për punëtorinë e saj ekskluzive për prodhim të instrumenteve të larta cilësore për matje të intervaleve të shkurta kohore me saktësi të jashtëzakonshme. ab/

Foto: Fejsbuk
 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR