• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim Kovaçevski-Rute: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë, duhet ta bëjë hapin e fundit në rrugën drejt BE-së

Takim Kovaçevski-Rute: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë, duhet ta bëjë hapin e fundit në rrugën drejt BE-së

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka ecur shumë larg në proces dhe duhet ta bëjë hapin e fundit, për anëtarësim sa më të shpejtë në BE, porositi kryeministri i Holandës, Mark Rute në takimin me kryetarin e Qeverisë Dimitar Kovaçevski që u mbajt sot në Granadë, të Spanjës në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Rute shprehu mirënjohje ndaj kryeministrit Kovaçevski për mbështetjen dhe respektimin e vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe mbështetjen për Ukrainën. Njëherit u falënderua që jemi strikt në zbatimin e politikës së vizave.

Në takim u theksua mbështetja e Holandës e cila është ndër donatorët tanë më të mëdhenj dhe vazhdimisht ndihmon në reformat në disa fusha, si respektimi i të drejtave të njeriut, demokracia, sundimi i ligjit, reformat në gjyqësi, administrata publike, mbrojtja e grupeve të margjinalizuara në shoqëri.

Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohje ndaj Holandës për përpjekjet në ndërtimin e institucioneve të pavarura të cilat janë shtyllë e çdo demokracie evropiane.

Të dy kryeministrat shkëmbyen mendime rreth eurointegrimeve, ndërsa qasja objektive e Holandës në vlerësimin e kritereve për inkuadrim të vendit tonë në Union krijon impuls shtesë për dhënien e rezultateve dhe e konfirmon përkushtimin e Qeverisë në agjendën reformuese për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian. sa/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR