• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i zëvendëskryeministrit Fetai me kryetarin e CINGO-s, Gerhard Ermisher

Takim i zëvendëskryeministrit Fetai me kryetarin e CINGO-s, Gerhard Ermisher

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Konferenca е оrganizatave јoqeveritare ndërkombëtare të Këshillit të Evropës së shpejti do të përgatisë raport për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe sektorit joqeveritar, ku do të vlerësohet bashkëpunimi i deritanishëm dhe do të jepen rekomandime për përmirësimin e konceptit të bashkëpunimit të ndërsjellë, paralajmëroi kryetari i CINGO-s, Gеrhard Ermisher, në takimin me zëvendëskryeministrin përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai.

"Raporti do të vlerësojë mënyrën aktuale të përfshirjes së sektorit joqeveritar në procesin e vendimmarrjes së Qeverisë, financimin e sektorit joqeveritar dhe do të identifikojë sfidat e ardhshme. Pas përgatitjes së tij, raporti do t'i dërgohet qeverisë për mendim dhe më pas do të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës", kumtoi sot Kabineti i i zëvendës kryetarit të Qeverisë, përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai.

Në takim, zëvendëskryeministri Fetai premtoi rivendosjen e shpejtë të dialogut me organizatat joqeveritare pasi në mars të këtij viti në shenjë proteste ato u larguan nga Këshilli për Bashkëpunimin midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile për shkak të mënyrës së shpërndarjes së mjeteve të destinuara për financimin e sektorit joqeveritar.

Fetai njoftoi mysafirët se deri në fund të vitit do të zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit për Bashkëpunim midis Qeverisë dhe shoqërisë civile. Ai tha se axhenda e reformave është prioriteti kryesor i qeverisë, duke vënë në pah veçanërisht luftën kundër korrupsionit, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e bashkëpunimit me sektorin joqeveritar. bsh/

Foto: Kabineti i zëvendës kryetarit të Qeverisë përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë

QËNDRONI TË LIDHUR