• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i ministrit Toshkovski me sekretarin shtetëror të punëve të Brendshme në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Simon Ridli

Takim i ministrit Toshkovski me sekretarin shtetëror të punëve të Brendshme në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Simon Ridli

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka pritur në takim një delegacion të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të udhëhequr nga Sekretari shtetëror i punëve të Brendshme në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Simon Ridli dhe ambasadorin britanik në vendin tonë, Methju Loson.

"Në takim u theksua bashkëpunimi i deritanishëm në luftën kundër të gjitha llojeve të krimit, veçanërisht kundër migracionit ilegal dhe krimit të organizuar transnacional, dhe theks i veçantë u vu në kapacitetet dhe reagimin e përbashkët kundër krimit i cili nuk njeh kufij", njoftoi MPB-ja.

Gjatë takimit, ministri dhe sekretari shtetëror nënshkruan një deklaratë për bashkëpunimin e dy ministrive në luftën kundër krimit të organizuar, e cila konfirmon rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe interesin e përbashkët për bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar dhe të rëndë, me synim për të mbrojtur qytetarët e të dy vendeve.

"Të dyja palët analizuan pritshmëritë dhe parashikimet për flukset e migracionit ilegal në të ardhmen e afërt, duke theksuar se siguria kufitare duhet të jetë një prioritet i përbashkët", njofton MPB-ja. mb/ 

Foto: MP

QËNDRONI TË LIDHUR