• e diel, 06 tetor 2024

Takim i ministrit Mexhiti me zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Oto Graf

Takim i ministrit Mexhiti me zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Oto Graf

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot realizoi takim pune me zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Oto Graf.

Siç njoftoi Kabineti i Mexhitit, në fokus ishte promovimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mundësitë për të thelluar atë.

Ministri ka falënderuar për mbështetjen e sistemit shëndetësor të Maqedonisë së Veriut gjatë pandemisë KOVID me mbi 1,45 milionë euro, që është ndihmë jashtëzakonisht e rëndësishme në kohë krize pandemike dhe ekonomike botërore, si dhe për donacionet e ndryshme tejet të dobishme për institucionet shëndetësore. fc/
 
Fotografia: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR