• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i ministres Janevska me shefin e misionit të OSBE-së, Val

Takim i ministres Janevska me shefin e misionit të OSBE-së, Val

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Ndërtimi i shkollave si mjedise harmonike ku nxitet besimi i ndërsjellë mes nxënësve nga komunitete të ndryshme etnike është zotim për krijimin e një shoqërie që e vlerëson diversitetin dhe gjithëpërfshirjen. Me iniciativa dhe aktivitete që nxisin një atmosferë respekti dhe mirëkuptimi, ne mund t'i ndihmojmë nxënësit që të zhvillojnë ndjenjën e empatisë dhe bashkëpunimit që kapërcen kufizimet dhe kontribuon në zhvillimin e shoqërisë si tërësi funksionale, ranë dakord në takimin e sotëm ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe bashkëbiseduesi i saj, shefi i misionit të OSBE-së, ambasadori Kilian Val.

"Aktivitetet e përbashkëta mlsimore dhe jashtëshkollore të nxënësve me prejardhje të ndryshme etnike u mundësojnë nxënësve të shprehin lirisht mendimet e tyre, të perceptojnë këndvështrime të ndryshme dhe të rrisin tolerancën. Duke e bërë këtë, mësuesit modelojnë sjellje gjithëpërfshirëse dhe inkurajojnë bashkëpunimin, gjë që çon në ndërtimin e besimit mes nxënësve", thuhet në kumtesën e MASH-it.

Ministrja Janevska falënderoi ambasadorin Val për ndihmën e vazhdueshme logjistike dhe financiare në luftën kundër stereotipeve dhe paragjykimeve etnike, përmes zhvillimit të unitetit dhe përkatësisë, që kontribuon në ngritjen e kapaciteteve për paqe sociale, siguri dhe përparim të komunitetit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR