• e enjte, 09 prill 2026

Takim i Aliut me përfaqësues të MASIT-it për digjitalizimin në shëndetësi

Takim i Aliut me përfaqësues të MASIT-it për digjitalizimin në shëndetësi

Shkup, 6 prill 2026 (MIA) - Në takimin e sotëm me përfaqësues të Odës ekonomike për teknologji të informacionit dhe komunikimit - MASIT, të udhëhequr nga kryetari Jordan Dimitrovski, biseduam për proceset e digjitalizimit në shëndetësi dhe për mundësitë për përfshirjen e TIK sektorit në zhvillimin e tyre të mëtejshëm, informoi sonte ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në Fejsbuk.

"Digjitalizimi është parakusht thelbësor për sistem më efikas, më transparent dhe më të qasshëm shëndetësor. Pikërisht për këtë është me rëndësi që këto procese të ndërtohen në bashkëpunim me komunitetin profesional dhe teknologjik, që mund të kontribuojë me dituri, inovacione dhe zgjidhje konkrete", thuhet në publikimin.

Ministri shtoi se mbeten të përkushtuar në partneritete që do të kontribuojnë për modernizimin e sistemit shëndetësor, përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e zgjidhjeve digjitale në interes të qytetarëve dhe punëtorëve shëndetësorë. bsh/

Foto: Fejsbuk profili i ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu

QËNDRONI TË LIDHUR