• e premte, 27 dhjetor 2024

Tërmet në Greqi me magnitudë prej 5.7 ballë

Tërmet në Greqi me magnitudë prej 5.7 ballë

Athinë, 29 mars 2024 (MIA) - Tërmet me magnitudë prej 5.7 ballë sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar në Athinë, është regjistruar pak pas orës 09:00 në zonën detare në perëndim të gadishullit grek të Peloponezit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Tërmeti është ndjerë në të gjithë rajonin e Peloponezit, veçanërisht në pjesën perëndimore, por edhe në Athinë.

Deri më tani nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.

Instituti Gjeodinamik fillimisht raportoi se dy tërmete me magnitudë prej 5.6 dhe 5.7 ballë u regjistruan me disa sekonda diferencë, diçka që më pas u ndryshua në një tërmet dhe sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, bëhej fjalë për një tërmet me magnitudë prej 5.7 ballë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR