Ndalesë për lundrim nga disa porte greke për shkak të erës së fuqishme
- – Për shkak të erës së fuqishme që arrin deri tetë dhe dhjetë boforë, gjegjësisht mbi 40 kilometra në orë, prej sot në mëngjes në fuqi është ndalesa për lundrim nga disa porte greke në mesin e të cilave edhe tre të Athinës, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fitore Curri
- 09:59, 27 dhjetor, 2024
Athinë, 27 dhjetor 2024 (MIA) – Për shkak të erës së fuqishme që arrin deri tetë dhe dhjetë boforë, gjegjësisht mbi 40 kilometra në orë, prej sot në mëngjes në fuqi është ndalesa për lundrim nga disa porte greke në mesin e të cilave edhe tre të Athinës, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Anijet dhe tragetet mbeten të ankoruara në portet në Lavrio, Rafinë dhe Pire më i madhi në Athinë, ndërsa qarkullojnë vetëm ato që lundrojnë drejt ishujve të vegjël në afërsi të metropolit grek.
Tashmë disa ditë Greqia është kapluar nga moti i ligë “Elena” që solli reshje të mëdha të shiut në zonën Atika, rajonin më të gjerë të Athinës dhe në ishullin Evia, si dhe të borës në male.
Për më pak se 24 orë, nga e mërkura në mbrëmje deri dje pasdite, shërbimi zjarrfikës ka pranuar mbi 100 thirrje në zonën Atika. fc/