• e premte, 27 dhjetor 2024

Presidenti i Gjermanisë pritet ta publikojë vendimin për shpërndarjen e Bundestagut

Presidenti i Gjermanisë pritet ta publikojë vendimin për shpërndarjen e Bundestagut

Berlin, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmar sot pritet të publikojë vendimin nëse do të shpërndahet Dhoma e ulët e Parlamentit gjerman, me çka do të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme parlamentare në shkurt, njoftoi DPA.

Besohet se Shtajnmaer pothuajse me siguri do të përmbushë kërkesën e kancelarit Olaf Sholc për të shpërndarë Bundestagun.

Me shpërbërjen e Dhomës së ulët, Presidenti do të caktojë datën e zgjedhjeve. Kjo datë pritet të jetë 23 shkurt.

Për këtë datë u dakorduan liderët parlamentar të socialdemokratëve të Sholcit dhe të Unionit kristiano-demokrat konservator.

Olaf Sholci e humbi votëbesimin në Bundestag më 16 dhjetor, pasi muajin e kaluar u shpërbë koalicioni i socialdemokratëve, të gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë. ls/ 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR