Konfirmohet rasti i parë me mpoks në Kosovë
- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) kumtoi se Laboratori i mikrobiologjisë ka konfirmuar rastin e parë të importuar të mpoks (emri i mëparshëm: lija e majmunit).
Prishtinë, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) kumtoi se Laboratori i mikrobiologjisë ka konfirmuar rastin e parë të importuar të mpoks (emri i mëparshëm: lija e majmunit).
Rasti ka të bëjë me një burrë (30 vjeç), shtetas i Kosovës, i cili ishte shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive të QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si ethe, skuqje në lëkurën e fytyrës dhe duarve, dhe kruajtje - njoftoi IKSHPK. Pacienti është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, shtohet në kumtesën.
IKSHPK ka monitoruar të gjitha kontaktet e pacientit dhe familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandime për masa parandaluese dhe kontrollin e infeksionit, deklaruan nga Instituti.
IKSHPK paralajmëron qytetarët të jenë të kujdesshëm, duke vënë në dukje se të sëmurët me Mpols zakonisht kanë simptoma të lehta deri në mesatare që zgjasin nga dy deri në katër javë dhe shërohen plotësisht.
Megjithëse nevojitet kujdes, nuk ka arsye për panik, porositi Instituti. ls/
Foto: Arkiv