Erdogan: Turqia nga viti 2025 do të sigurojë siguri përtej kufijve të saj jugorë
- Turqia do të sigurojë siguri përtej kufijve të saj jugorë dhe do t'i eliminojë kërcënimet terroriste që vijnë nga ato rajone duke filluar nga viti 2025, tha sot presidenti Rexhep Tjip Erdogan.
- Post By Sara Ademi
- 18:30, 27 dhjetor, 2024
Ankara, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Turqia do të sigurojë siguri përtej kufijve të saj jugorë dhe do t'i eliminojë kërcënimet terroriste që vijnë nga ato rajone duke filluar nga viti 2025, tha sot presidenti Rexhep Tjip Erdogan.
"Duke filluar nga viti 2025, ne do të sigurojmë sigurinë përtej kufijve tanë jugorë, veçanërisht në aspektin e terrorizmit, dhe do të eliminojmë kërcënimet që vijnë nga ato rajone", tha ai në një kongres të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në provincën Balikesir.
Duke folur për rënien e ish presidentit sirian Bashar al Asad, Erdogan tha se Turqia "mbështet lidhjet vëllazërore", ndihmon të pambrojturit dhe ka dalë sërish fitimtare, transmeton Anadolu. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s