• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të premten duhet të zgjedhet trashëgimtari i Lubomir Joveskit

Të premten duhet të zgjedhet trashëgimtari i Lubomir Joveskit

Shkup, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli i prokurorëve publikë të premten duhet të zgjedhë ushtruesin e detyrës, i cili do ta zëvendësojë prokurorin publik aktual republikan, Lubomir Joveski, të cilit i përfundon mandati të hënën.

Ushtruesi i detyrës do të zgjidhet nga radhët e prokurorëve republikanë dhe në këtë pozitë do të jetë deri në zgjedhjen e prokurorit të ri publik republikan për të cilin procedura është në vazhdim. Në shpalljen janë paraqitur tre kandidatë - Lidija Raiçeviq, Fatime Fetai dhe Lupço Kocevski.

Ndryshe, në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publikë, prokurorja nga PTHP NKOK, Lile Stefanova është zgjedhur prokurore në Prokurorinë republikane. Përveç Stefanovës, është zgjedhur edhe Naum Panovski nga Prokuroria e lartë e Shkupit.

Stefanova ka qenë pjesë e ekipit të PSP-së dhe për momentin lënda e vetme aktive që e drejton është “Titanik”. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR