• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 63 persona e kanë humbur jetën nga moti i keq në Pakistan

Të paktën 63 persona e kanë humbur jetën nga moti i keq në Pakistan

Peshavar, 17 prill 2024 (MIA) - Të paktën 63 persona kanë humbur jetët në motin e keq që zgjat tashmë katër ditë në Pakistan. Në 24 orët e fundit kanë hubmur jetën 14 persona.

Numri më i madh i viktimave janë nga provinca Hajber Pahtunhva, në veriperëndim të Pakistanit, ku janë dëmtuar 1.370 shtëpi. Dhjetëra njerëz janë lënduar.

Në Baluxhistan është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve përmbytëse. Reshje të mëdha janë duke rënë edhe në zonën e Himalajeve, Kashmir.

Pakistani pret reshje të mëdha në prill për shkak të ndryshimeve klimatike. Deri më tani, në Baluxhistan ka pasur 256 për qind më shumë si nga sasitë normale, deklaroi meteorologu Zahir Ahmed Babar.

Para dy viteve, 1.739 njerëz i kanë humbur jetët në përmbytjet që kanë fundosur një të tretën e Pakistanit. Përmbytjet atëherë shkaktuan dëm prej rreth 30 miliardë dollar.

Reshjet përmbytëse këtë muaj kanë reshur edhe në Afganistanin fqinj, ku deri më tani kanë vdekur 33 persona. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR