• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një hetim izraelit konkludoi se prania e ushtarëve izraelitë me shumë gjasa ka çuar në vrasjen e gjashtë pengjeve në Gazë

Një hetim izraelit konkludoi se prania e ushtarëve izraelitë me shumë gjasa ka çuar në vrasjen e gjashtë pengjeve në Gazë

Tel Aviv, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Hetimi i armatës izraelit konkludoi se prania e ushtarëve izraelitë në zonë me shumë gjasa ka çuar në vrasjen e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Trupat e këtyre personave, të kapur në sulmin e kryer nga lëvizja islamike palestineze kundër Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, u gjetën në një pus të nëndheshëm në fund të gushtit.

Në atë kohë, ushtria izraelite kumtoi se pengjet u vranë para se ushtarët të arrinin tek ata. Kryeministri Benjamin Netanjahu saktësoi se pengjet u ekzekutuan me një plumb në kokë.

Megjithatë, një përfaqësues i Hamasit deklaroi se disa nga ata persona janë në listën për lirim në rast se arrihet marrëveshje. 

Një hetim i mëpasshëm nga arma izraelite konkludoi se "aksioni tokësor i armatës, edhe pse gradual dhe i kujdesshëm, pati një ndikim indirekt në vendimin e terroristëve për të vrarë gjashtë pengjet".

Pas publikimit së konkluzioneve, shoqata e familjeve të personave që mbeten të bllokuar në Gazë bëri thirrje sërish që të arrihet një marrëveshje për lirimin e tyre.

Ndërkohë, zyra e Netanjahut, e cituar nga DPA, kumtoi se qeveria izraelite e ka thirrur ekipin që ka negociuar intensivisht në Doha për një javë për të arritur një marrëveshje, por nuk dha detaje.

Raportet e fundit për përparimin në bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit në kryeqytetin e Katarit kanë nxitur shpresat se së shpejti mund të arrihet një depërtim, vëren DPA. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR