Besimtarët të cilët i përmbahen kalendarit Gregorian, sot i festojnë Krishlindjet, ditën e lindjes së Jezu Krishtit
- – Besimtarët nga Kisha Katolike Romake, kisha protestante dhe angleze, si dhe disa kisha ortodokse të cilat e pranuan llogaritjen e re të kohës, sot i festojnë Krishtlindjet, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.
- Post By Fitore Curri
- 08:04, 25 dhjetor, 2024
Romë, 25 dhjetor 2024 (MIA) – Besimtarët nga Kisha Katolike Romake, kisha protestante dhe angleze, si dhe disa kisha ortodokse të cilat e pranuan llogaritjen e re të kohës, sot i festojnë Krishtlindjet, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.
Sipas traditës, kjo ditë kalohet me familjen dhe në lutje të përbashkëta. Herët në mëngjes besimtarët marrin pjesë në meshë, pas çka vijon dreka familjare.
Sipas Biblës, Jezusi lindi nga Virgjëresha Mari, e cila u ngjiz pa mëkat dhe burri i saj Jozefi e ndihmoi gjatë lindjes. Jezusi lindi në një stallë në qytetin e Betlehemit më shumë se 2000 vjet më parë, i rrethuar nga kafshë shtëpiake, prandaj besimtarët e Krishtlindjeve vendosin grazhde dhe figura delesh nën pemën e Krishtlindjes.
Zakoni në kisha që të vendosen grazhde me figura të cilat përkujtojnë kushtet e këqija në stallën në të cilën u lind Krishti, daton nga shekulli 13. Edhe besimtarët sot kanë grazhde të tilla në shtëpitë e tyre.
Shtëpitë e besimtarëve për Krishtlindje janë të zbukuruara në veçanti, ndërsa çdo shtëpi ka bredh nën të cilin vendosen dhurata për anëtarët më të rinj të familjes.
Në shtëpitë e besimtarëve të Kishës Katolike Romake, kurora e Adventit është endur nga degë kashte dhe pishe, e zbukuruar me shirita vjollcë dhe ka katër qirinj të kuq, për shkak të katër javëve të Kreshmës, të cilët ndizen një nga një çdo javë para Krishtlindjeve.
Sipas traditës ungjillore, Jezu Krishti lindi më 25 dhjetor në Betlehem, ndaj pavarësisht dallimeve në kalendar, ajo datë respektohet në të gjithë botën e krishterë si fillimi i një epoke të re dhe një historie të re të njerëzimit.
Në krishterim, besohet se lindja e Krishtit solli dritën e së vërtetës në racën njerëzore dhe se kjo ngjarje përmbushi profecinë e Dhiatës së Vjetër për lindjen e Shpëtimtarit. fc/
Fotografia: Arkivi