• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën 38 persona humbën jetën në sulmet izraelite në qytetin sirian të Alepos

Të paktën 38 persona humbën jetën në sulmet izraelite në qytetin sirian të Alepos

 Damask, 29 mars 2024 (MIA) -  Në sulmet e mbrëmshme izraelite në qytetin verior të Sirisë Alepo humbën jetën të paktën 38 persona, mes të cilëve  edhe luftëtarë të lëvizjes shiite libaneze Hezbollah.

 Paraprakisht, Ministria siriane e Mbrojtjes bëri të ditur se disa zona brenda dhe përreth qytetit janë goditur gjatë sulmeve izraelite me ç'rast  humbën jetën një numër i caktuar i civilëve dhe ushtarëve.

 Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, Izraeli i përforcoi sulmet e tij ndaj bazave të grupeve proiraniane në territorin e Sirisë. Në disa operacione cak kanë qenë edhe pozicionet e mbrojtjes ajrore siriane dhe të armatës.

 Izraeli me vite zbaton aksione të ngjashme në Siri, ku ndikimi i Teheranit është rritur që kur Republika Islamike filloi të mbështesë presidentin Bashar al-Asadin në luftën civile që shpërtheu në vitin 2011. Luftëtarët nga grupet aleate të Iranit si Hezbollahu tani janë vendosur në pjesë të mëdha të Sirisë lindore, jugore dhe veriperëndimore, si dhe në disa periferi të kryeqytetit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR