Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje dheu në Nepal, të paktën 14 persona kanë humbur jetën, nëntë rezultojnë të zhdukur
- Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Nepal në 36 orët e fundit. Në spital janë pranuar 12 të lënduar, ndërsa nëntë persona rezultojnë të zhdukur.
Katmandu, 7 korrik 2024 (MIA) - Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Nepal në 36 orët e fundit. Në spital janë pranuar 12 të lënduar, ndërsa nëntë persona rezultojnë të zhdukur.
Autostradat kryesore në vend janë të bllokuara, kurse shpëtimtarët po përpiqen të zhbllokojnë rrugët, deklaroi zëdhënësi i policisë së Nepalit, Dan Bahadur Karki, transmetojnë mediat britanike.
Ai deklaroi se në pjesën juglindore të Nepalit, lumi Koshi, i cili pothuajse çdo vit shkakton përmbytje vdekjeprurëse në shtetin lindor të Indisë, Bihar, po arrin nivele të rrezikshme të ujit.
Karki shtoi se popullata përgjatë rrjedhës së lumit Koshi është paralajmëruar për përmbytje të mundshme, si dhe për rritje të nivelit të ujit të lumenjve Narajani, Rapti dhe Mahakali në perëndim të vendit.
Në afërsi të kryeqytetit të Nepalit, Katmandu, disa lumenj u vërshuan dhe përmbytën rrugë dhe ndërtesa të shumta banuese. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s