Të paktën 15 njerëz kanë humbur jetën gjatë një sulmi ajror izraelit në Xhabalia
- Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe pesë fëmijë në një sulm ajror izraelit mbi një shkollë në Xhabalia, pjesa qendrore e Rripit të Gazës.
- Post By Melahat Baftija
- 15:18, 17 tetor, 2024
Gaza, 17 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe pesë fëmijë në një sulm ajror izraelit mbi një shkollë në Xhabalia, pjesa qendrore e Rripit të Gazës.
"Një numër i madh i grave dhe fëmijëve janë në gjendje kritike", theksoi përfaqësuesi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Fares Abu Hamza.
Armata izraelite pohon se shënjestër e sulmit kanë qenë dhjete pjesëtarë të Hamasit dhe të Xhihadit islamik, të cilët gjoja janë fshehur në një shkollë. mb
Foto: DPA