• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shollc: Gjermania duhet të kujdeset që lufta në Ukrainë të mos zgjerohet në luftë me NATO-n

Shollc: Gjermania duhet të kujdeset që lufta në Ukrainë të mos zgjerohet në luftë me NATO-n

Berlin, 18 tetor 2024 (MIA) – Gjermania ka përgjegjësi që të kujdeset që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos shndërrohet në luftë mes Rusisë dhe NATO-s, deklaroi kancelari gjerman Olaf Shollc, duke e përsëritur “nain”(jo) e tij për dërgimin e armëve me rreze të gjatë veprimi në Kiev, transmeton DPA.

“Nuk vlerësoj se ajo është dërgesë e drejtë  - dhe kështu do të mbetet”, tha Shollci dje pas samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel. 

Ai i hodhi poshtë pikat kyçe të “planit të fitores” të presidentit ukrainas Volodomir Zelenski për shkak të frikës nga përshkallëzimi i ardhshëm.

Zelenski në takim e prezantoi “planin e fitores” dhe edhe një herë i bëri thirrje Shollcit që të dërgojë raketa Taurus.

Lideri ukrainas beson se arsenali për parandalimin e raketave mund ta detyrojë Rusinë që të fillojë bisedime paqësore. 

Shollci, gjithashtu, mbetet në qëndrimin e tij kundër ftesës së shpejtë për Ukrainën që të anëtarësohet në NATO, siç është bërë e ditur në planin e Zelenskit. SHBA-ja, gjithashtu, kundërshtojnë hyrjen e shpejtë të Ukrainës në NATO.

Kancelari iu referua rezolutave nga samiti i fundit i NATO-s në Uashington, të cilat i ofruan Ukrainës siguri të përgjithshme se ajo nuk mund të ndalet më në rrugën e saj drejt aleancës, por tha se të gjithë aleatët duhet të jenë unanim që kushtet e NATO-s për të siguruar një ftesë janë përmbushur. Këto përfshijnë reformat e sektorit ekonomik dhe të sigurisë dhe forcimin e demokracisë. fc/ 

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR