• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Orban: Lufta në Ukrainë nuk mund të fitohet me planin fitues të Zelenskit

Orban: Lufta në Ukrainë nuk mund të fitohet me planin fitues të Zelenskit

Budapest, 18 tetor 2024 (MIA) - Lufta në Ukrainë nuk mund të fitohet me “planin e fitores” të propozuar nga presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, deklaroi sot kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

“Me këtë vetëm mund të humbim, ndërsa Hungaria nuk do të jetë pjesë e saj”, tha Orbani për servisin publik Koshut radio.

Orban theksoi se BE-ja është e ndarë në dy grupe për çështjen e luftës: “Jemi këtu ne dhe të tjerët”.

"Hungaria në fillim të luftës tha se nuk do të marrë pjesë në përpjekjet e luftës, ndërsa vendet e tjera të BE-së janë në të. BE po sillet si një palë në luftë”, tha Orban, duke shtuar se Hungaria e bëri të qartë se kjo është strategji e gabuar.

Ai tha se kjo luftë nuk mund të fitohet dhe se negociatat janë të nevojshme. "Tani 26 vendet e tjera të BE-së janë të befasuar kur dëgjojnë se presidenti Zelenski ka një "plan për fitore". Pse, çfarë ka pasur deri tani? Ajo që tani është si plan, doli të jetë një plan për humbje dhe tani po përpiqen ta zëvendësojnë atë me një plan për fitore”, tha Orbani dhe përsëriti se Hungaria nuk do të marrë pjesë në të.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR