• e martë, 24 dhjetor 2024

Pentagon: SHBA-ja siguroi informacione zbuluese për locimin e liderit të Hamasit, operacioni ishte izraelit

Pentagon: SHBA-ja siguroi informacione zbuluese për locimin e liderit të Hamasit, operacioni ishte izraelit

Uashington, 18 tetor 2024 (MIA) - Armata amerikane sot njoftoi se forcat e saj nuk kanë pasur asnjë rol në operacionin izraelit, në të cilin u vra lideri i Hamasit, Jahja Sinvar, edhe pse intelegjenca amerikane i ndihmoi Izraelit që t'i lokalizojë liderët e Hamasit, të cilët morën pengje vitin e kaluar. 

"Ky ishte operacion izraelit. Forcat amerikane nuk ishin të përfshira drejtpërdrejtë", tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrik Rajder. 

Sipas tij, SHBA-ja ndihmoi që të sigurojë informacione zbuluese në lidhje me kthimin e pengjeve dhe kërkimin dhe vendndodhjen e liderëve të Hamasit, që ishin përgjegjës për mbajtjen e pengjeve.

"Dhe, kuptohet, kjo në përgjithësi kontribuon për kuptimin e situatës. Por, përsëri, ky ishte operacion izraelit. Dhe unë do t'ju udhëzoja tek ata për të diskutuar hollësirat se si shkoi operacioni", tha Rajder në brifingun në Pentagon, raportojnë mediat britanike. 

Lidhur me baterinë amerikane THAAD për përforcimin e sistemit të mbrojtjes ajrore izraelite, Rajder theksoi se përbërësit e kësaj arme kanë filluar të arrijnë në Izrael.

"Sistemi do të jetë gati në aspektin operativ në një të ardhme të afërt. Nuk do të ndërhyjë në data specifike... Do të them se është i integruar në mbrojtjen ajrore të Izraelit si dhe në përpjekjet më të gjera rajonale të SHBA-së për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit", tha ai. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR