• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të paktën 107 të vdekur në 24 orët e fundit në Gazë, bënë të ditur zyrtarët shëndetësorë

Të paktën 107 të vdekur në 24 orët e fundit në Gazë, bënë të ditur zyrtarët shëndetësorë

 Gazë, 3 shkurt 2024 (MIA)  - Të paktën 107 persona humbën jetën në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit në luftimet e vazhdueshme, bënë të ditur sot autoritetet lokale shëndetësore.

Janë plagosur edhe 165 persona, bëri të ditur pushteti që është nën kontrollin e organizatës militante palestineze Hamas. 

 Autoritetet shëndetësore dje njoftuan se 112 persona janë vrarë në periudhën paraprake  24 orëshe, ndërsa 148 janë plagosur.

Gjithsej, 27.238 palestinezë janë vrarë në Gazë, prej të cilëve 75 për qind  janë gra, fëmijë, të rinj ose të moshuar, dhe 66.452 persona të tjerë janë plagosur, kumtuan autoritetet.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR