• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Studimi 20 vite të KMNB: Model unik për marrëdhëniet ndërmjet bashkësive etnike

Studimi 20 vite të KMNB: Model unik për marrëdhëniet ndërmjet bashkësive etnike

Shkup, 28 mars 2024 (MIA) - Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive (KMNB) sot promovoi studimin e publikuar në një botim dygjuhësh me rastin e 20 vjetëve nga themelimi i tij si organ në kuadër të Kuvendit, roli i të cilit në Maqedoninë e pasluftës ishte për të ndërtuar besimin ndërmjet etnive të ndryshme dhe për të forcuar marrëdhëniet e tyre.

Publikimi përmban shtatë rekomandime për KMNB-në – duhet të ketë një prezencë më të madhe, shërbim administrativ, memorie më të fortë institucionale, më pak ndikim të partive politike në punën e tij dhe një kryetar me rotacion, e jo për katër vjet.

Komiteti ka 19 anëtarë - shtatë maqedonas, shtatë shqiptarë dhe nga një anëtar nga bashkësitë më të vogla etnike të përfaqësuara në kushtetutë - turqit, serbët, boshnjakët, romët dhe vllehët. Komisioni është rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, vendimi për themelimin e të cilit është marrë në vitin 2002, ndërsa ligji është miratuar në vitin 2007.

Sipas Prof. Dr. Rizvan Sulejmani, ish-deputet i PPD-së i cili mori pjesë në krijimin e këtij organi parlamentar, me punën e Komiteti në dy dekadat e fundit, neni 12 i Kushtetutës, nga i cili buron autoriteti i tij, nuk është funksionalizuar plotësisht. Sipas tij, Komiteti nuk është në nivelin që është paraparë të jetë sepse ka pasur vite që nuk janë mbajtur fare seanca dhe në të gjitha vitet në dy dekadat e kaluara nuk ka punuar me të njëjtin kapacitet dhe intensitet.

Prandaj edhe botimi për jubileun e ekzistencës së tij titullohet “Komiteti për Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive: 20 vjet mundësi dhe sfida (të pa)shfrytëzuara”.

Sulejamni, i cili është një nga autorët e studimit, së bashku me Dr. Ana Çupeska dhe Dr. Rubin Zemon, iu referuan fillimeve të idesë së krijimit të Komitetit kur, pas konfliktit të vitit 2001, një model i përshtatshëm për Shoqëri multietnike u kërkua me konstatimin se duhet një organ në Kuvend që do të vlerësojë nëse një ligj i prek të drejtat e komuniteteve.

Ai theksoi se në Komitet janë të përcaktuara çështjet ndëretnike dhe në të njëjtin nivel janë bashkësitë etnike, sidomos maqedonasit dhe shqiptarët, ndërsa pesë etnitë e tjera, siç tha ai, janë mekanizëm për zhbllokim në rast se janë shtatë (maqedonas) kundrejt shtatë (shqiptarëve) në procesin e vendimmarrjes, edhe pse deri më tani një situatë e tillë, tha ai, “për fat të mirë nuk ka ndodhur”.

Prof. Dr. Ana Çupeska tha se Komiteti ka qenë “në gjumë për një kohë të gjatë dhe shumë nuk e dinin se ekzistonte” në vitet e kaluara dhe se është aktivizuar me Strategjinë “Një shoqëri për të gjithë”.

“Nga një organ i fjetur u bë i dukshëm dhe i dallueshëm dhe objekt debatesh serioze politike për bllokimin e ndërhyrjeve kushtetuese”, tha Çupeska në lidhje me “komplotet” se ky organ do të bëhet një shtëpi e dytë në Parlament nëse pesëshja e re e bashkësive etnike pranohen në Kushtetutë, me çka automatikisht do të rritet edhe anëtarësia e Komisionit me deputetë nga këto komunitete.

Në fjalën e saj, Çupeska theksoi “natyrën politikisht emancipuese” të Kmitetit, sepse ai u themelua mbi parimin e përfaqësimit të garantuar në legjislativ dhe theksoi se është i vetmi “model unik” i njohur në literaturën shkencore në botë.

Ajo arriti në përfundimin se Komitetit i mungonte një dimension operacional, "një shërbim për ta ndihmuar atë në synimin e tij për të ushtruar plotësisht kompetencat e tij thelbësore dhe fisnike".

Kryetarja aktuale e KMNB-së, Arbana Pasholli, theksoi se Komiteti është një organ unik jo vetëm në rajon, por edhe në një hapësirë më të gjerë, i cili shqyrton çështjet e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve dhe bën propozime për zgjidhjen e tyre, duke luajtur një rol të rëndësishëm në dimensioni multikulturor dhe multietnik të vendit.

Duke folur për aktivitetet e ndërmarra gjatë mandatit të saj, ajo theksoi se prioritetet në punën e saj kanë qenë krijimi i besimit të ndërsjellë në Komitet dhe është krenare, se kanë vendosur një standard se si të punohet në mënyrë të qëndrueshme në të ardhmen. Përbërja e Komitetit do të vazhdojë të përmirësohet me ide të reja dhe qasje novatore.

“ Nuk mund të krijojmë marrëdhënie të shëndetshme ndëretnike nëse nuk investojmë në marrëdhënie të shëndetshme ndërpersonale. Ndoshta nuk kemi arritur të përdorim kapacitetin dhe fuqinë e plotë të Komitetit, por kemi shfrytëzuar kapacitetin dhe fuqinë tonë në ndërtimin e komunikimit dhe negociatave tona të ndërsjella”, tha Pasholi, duke shtuar se nuk ka rrugëdalje tjetër për të trajtuar marrëdhëniet ndëretnike përveç si një proces të vazhdueshëm.

Studimi është publikuar me mbështetjen financiare të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN). Drejtori Aleksandar Kërzhalovski tha kjo qendër monitoron dhe inkurajon proceset e tolerancës në shoqëri, duke theksuar se ata njihen më shumë me sloganin e tyre të vitit 2001 - "E plotë është kur ka gjithçka " sesa me emrin QMBN.

Ai personalisht beson, se Komiteti duhet të jetë më aktiv në të ardhmen si vend diskutimi për shumë çështje, duke përfshirë edhe “ngecjen” me të ashtuquajturat amendamente kushtetuese, nga propozimi francez.

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR