• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Stojanovski: Në plan është që ribalanci i buxhetit të miratohet në javën e dytë të gushtit

Stojanovski: Në plan është që ribalanci i buxhetit të miratohet në javën e dytë të gushtit

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së planifikon që në javën e dytë të gushtit të kalojë ribalanci i Buxhetit për vitin 2024, pas së cilës, siç thotë deputeti Bojan Stojanovski, do të fillojë konsolidimi i situatës së gjetur.

Ai theksoi se ribalanci është bërë në Buxhetin e miratuar nga LSDM dhe BDI, nga i cili, siç tha ai, para zgjedhjeve janë derdhur miliona euro dhe qytetarët janë harruar plotësisht.

"Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE në një periudhë të shkurtër arriti të bëjë ribalancin e Buxhetit dhe të sigurojë mjete për realizimin e premtimeve kyçe parazgjedhore. Janë planifikuar 100 milionë euro për investime të shumta kapitale në çdo komunë të Maqedonisë. Vitin e ardhshëm do ta dyfishojmë këtë shumë. Për pensionistët shpërndajmë 2500 denarë pension më të lartë çdo muaj duke filluar nga shtatori. Tashmë nga marsi i vitit 2025 parashikojmë edhe 2500 denarë shtesë, me të cilat e realizojmë premtimin për 5000 denarë pension më të lartë për ata që e ndërtuan vendin", tha Stojanovski.

Ai theksoi se kuadri mjekësor duhet të qëndrojë në vend.

"Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të vazhdojë me intensitet të shtuar edhe në periudhën e ardhshme t'i realizojë premtimet parazgjedhore me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së të gjitha kategorive të qytetarëve", tha Stojanovski. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR